E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap i dehur në makinë, shkodrani tenton të arratiset nga Komisariati

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës mbrëmjen e së shtunës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Reklamë

Gjatë shoqërimit nga punonjësi i policisë për tek dhomat e paraburgimit, shtetasi me iniciale A.H ka tentuar të largohet nga ambientet.

 

Mirëpo, policia ka reaguar në kohë dhe ka berë të mundur arrestimin e tij.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë