E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap duke transportuar mina me telekomandë, lihet në burg 24-vjeçari

24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomandë duke i transportuar drejt Lezhës do të qëndrojë në burg pa afat.

Arkil Selimi u njoh me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Ndërsa pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në Burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë