E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

U infektua me koronavirus, vdes veterani i UÇK-së

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare në Kosovë, Rexhë Krasniqi.

Veterani i UÇK-së mësohet se ka ndërruar jetë pas një përballjeje të shkurtër me koronavirusin.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e Krasniqit.

“Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Rexha ishte edhe luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij”, shkruan Thaçi në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë