Autobusi që po transportonte 53 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, prej të cilëve 46 humbën jetën në një aksident, po kthehej në Shkup pas një vizite në Stamboll. Mes viktimave, 12 ishin fëmijë.

 

Shtatë persona kanë shpëtuar, duke u hedhur nga dritaret e autobusit që digjej. Ata janë dërguar në një spital në Sofje, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërritur menjëherë në Bullgari. Po ashtu, në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip nga Shkupi.

 

“Fillimisht dua të shpreh ngushëllimet e mia për të afërmit të viktimave. Para pak minutash kryeministri bullgar Stefan Janev më njoftoi për tragjedinë e madhe të autostradës Struma pranë Bosnekut. Aty është përplasur një autobus me targa maqedonase dhe ka ndodhur një tragjedi. Në të udhëtuan 53 pasagjerë, 46 vdiqën dhe 7 u dërguan në spital dhe u transportuan në Sofje. I kërkova kryeministrit të më informonte në kohën e duhur për arsyet e incidentit. Shërbimet maqedonase – ministritë e punëve të brendshme dhe të shëndetësisë – janë informuar dhe në mëngjes do të dërgojnë ekipe në ndihmë. Fillimisht duhet të konfirmohet se nga po shkonte autobusi, por ka gjasa që qytetarët e Maqedonisë veriore të udhëtonin brenda sapo kishte një regjistrim të tillë. Jam tmerruar nga tragjedia, më vjen keq për ngjarjen. Falenderoj autoritetet bullgare, të cilët po bëjnë gjithçka për të mbrojtur jetën e të mbijetuarve”, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *