Një 76-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pak orë pasi ishte dërguar me dëmtime në kokë.

 

Bëhet fjalë për Rr. C., banues në fshatin Dobraç, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij.

 

Për shkak të dëmtimeve, ai u dërgua në spital, aty ku edhe humbi jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *