Subscribe

Hedhja në ere e makines me te cilen levizte Aleksander Sadikaj mbetet ende nje ngjarje r mbushur me mister.

Policia ende nuk konfirmon dot nese objektiv i atentatit ishte apo jo 27-vjecari, kjo per shkak te faktit qe makina nuk ishte ne emer te viktimes.

Megjithate per arsye se Sadikaj ishte nje personazh i skeduar per disa ngjarje me sfond kriminal, hetimet jane perqendruar pikerisht tek aktiviteti i tij dhe e shkuara me probleme.

Dyshohet se Aleksander Sadikaj para 5-6 vitesh ka kryer vrasje në Athine për prishje pazaresh në trafikun e drogès.

Edhe udhetimet e shpeshta ne vendin fqinje mesa duket kishin lidhje me perfshirjen e te riut ne trafik

I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.

 

Një tjeter ngjarja për të cilën Sadikaj është akuzuar ka ndodhur në Sarandë më 9 korrik 2019, kur ai në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer një plagosje.

Plagosja ka ndodhur në një plazh ne zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

Ky i fundit gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mish-Peshkut”.

 

Ditën e ngjarjes Aleksandër Sadikaj u shpall në kërkim nga policia, ndërsa më 30 korrik mori edhe masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg” nga Gjykata e Sarandës, por ende është e paqartë se si Prokuroria e qytetit bregdetar e ka mbyllur këtë dosje.

 

Sadikaj ishte pronar i një biznesi ‘Sancho farm’ në Memaliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *