E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U hetua për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Lezhës

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim deryre”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023, në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim.

Reklamë

Partia Demokratike e akuzon Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate.

Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë