Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Shkodër të mërkurën.

 

 

Një grua 41-vjeçare, djali i saj 14-vjeç dhe kamarieri i një lokali kanë përfunduar në spital.

 

 

Dyshohet se të tre personat janë helmuar nga uji që kanë konsumuar në një lokal.

 

 

Nëna dhe djali janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

 

Grupi hetimor dhe Autoriteti I Kontrollit Ushqimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

 

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

 

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *