Pushuesi 53 vjeçar i plagosur nga makina e pastrimit të bregliqenit është dërguar në spitalin e Traumës me helikopter, pasi gjendje e tij shëndetësore është e rëndë dhe kërkon ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

 

Pushuesi ka marrë lëndime serioze në kokë dhe në shpatull, gjë që ka sjellë edhe përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

 

53-vjeçari u godit nga goma e fadromës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *