E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U godit me vezë, ironia e Ramës: Opozitarët e paskan vrarë kohën koteceve

Kryeministri Rama ka reaguar në twitter në lidhje me incidentin në parlament kur deputeti I Pd, Endri Hasa qëlloi drejt tij me vezë.

 

Kreu i qeverisë nuk I kurseu dozat e ironisë duke thënë se pas qëndrimit për një kohë të gjatë në rrugë, opozita e paska shumë të vështirë përshtatjen me sjelljet jorrugore, aq më tepër që të gjithë kohën e qëndrimit jashtë kuvendit sipas tij,opozitarët e kanë vrarë duke ndenjur në kotece.

 

Reklamë

Sipas Ramës, opozita kishte kaluar në ilegalitet kohet e fundit nga frika e mllefit të studenteve.

 

 

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë