Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dyshohet se ka patur shqetësime shëndetësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, pas përplasjes me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës.
Marshimi i protestuesve kaloi përmes disa rrugëve të kryeqytetit, por tensionet u rritën pranë zonës së stadiumit, ku forcat e policisë ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Sipas burimeve nga terreni, Berisha u largua nga turma dhe u drejtua drejt rrugës pranë banesës së tij. Ai është parë duke qëndruar në hyrje të një lokali, i rrethuar nga truprojat dhe mbështetësit, të cilët nuk lejuan afrimin e gazetarëve.
Dyshohet se shqetësimi i tij mund të ketë ardhur si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.
/vizionplus.tv





