E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U gjetën dhe asgjësuan 1723 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Shkodër! Procedohen dhe 6 kryetarë fshatrash

Policia e Shkodrës ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, duke zhvilluar kontrolle në territorin e gjashtë njësive administrative të qarkut.

Si rezultat, u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 1723 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Reklamë

Gjatë aksionit, në fshatin Vukpalaj u arrestuan dy persona, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 165 bimë narkotike. Ata u kapën në territorin e njësisë administrative Kastrat, ku u sekuestruan gjithsej 521 bimë kanabis.

Po ashtu, gjashtë kryetarë fshatrash në Shkodër janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në territoret e tyre u konstatuan dhe u asgjësuan 1060 bimë kanabis.

Kontrollet janë shtrirë edhe në njësinë administrative Temal, ku u gjetën dhe u asgjësuan 142 bimë narkotike.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriq, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.. 

-në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim; 

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë