Policia ka zbardhur vdekjen e një 59-vjeçar në Kurbin, i cili u gjet në një kanal pranë banesës së tij dhe humbi jetën në spital. Uniformat blu bëjnë me dije se shkak është bërë një konflikt i çastit mes viktimës dhe një tjetër personi. Gjatë konfliktit, Ylli Tafili përfundoi në kanal, ndërsa personi tjetër u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë.

 

Si pasojë, policia ka vënë në pranga, Isa Lama, 59-vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

 

Ngjarja është regjistruar më 18 gusht 2022, ndërsa u denoncua në polici nga familjarët e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *