Kronikë
U gjet i vdekur brenda makinës, 38-vjeçari punonte si shofer i drejtorit të Portit të Durrësit

Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në aksin Lushnje-Fier.
Reklamë
Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të mitur, ndërsa punonte si shofer personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.
Reklamë
Dyshohet se Kastrati ka vrarë veten me armë zjarri, në kushtet e depresionit. Mirëpo, sipas kolegëve të tij, të cilët janë shokuar nga ngjarja, 38-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një vrasjeje, në rrethana ende të paqarta.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



