20-vjeçari sirian që u gjend i pajetë mëngjesin e kësaj të martë në qytetin e Durrësit dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, një godinë e cila aktualisht është e pabanueshmë.

Mendohet se viktima strehohej në këtë godinë, pasi nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga veprimet e para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se 20-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *