Policia e Fushë-Krujës ka identifikuar dhe arrestuar dy vëllezër, pasi dyshohet se kanë vrarë Indrit Ndojn, i cili u gjet i pajetë nga familjarët e tij në një kanal, mëngjesin e 21 tetorit.

 

Të arrestuarit janë vëllezërit Sajmir Miri 39 vjeç  dhe Landi Miri 18 vjeç.

 

Sipas ekspertizës 34-vjeçari fatkeqësisht është qëlluar nga autorët me kaçavidë. Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

 

Fushë Krujë

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë.

 

Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës.

 

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

 

Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e  vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit:

 

S.M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.

 

Nga tërësia e veprimeve të thelluara  hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.

 

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

 

Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

 

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *