Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen në Korçë, ku 61-vjeçari u gjetë i pajetë nga familjarët pasditen e sotme.

 

Viktima mësohet se ka qenë Barjam Mukollari, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer vetëvrasjen.

 

Paraprakisht, mësohet se ai nuk ka pasur probleme shëndetësore ose mendore.

 

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 23.02.2023, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. M., 61 vjeç.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *