E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U gjend i pajetë në banesë/ 91-vjeçari nga Vlora u masakrua për vdekje me thikë

I moshuari Seri Petanaj nga Vlora, i cili u gjet pa jetë në banesën e tij të mërkurën, rezulton të jetë vrarë.

Policia bëri me dije se ishin gjetur disa shenja dhune në trup,  çka ngritën dyshime mbi vdekjen e të moshuarit 91-vjeçar, e për pasojë u kërkua autopsia mjekoligjore.

Reklamë

Pas vrojtimit të trupit nga mjeku ligjor, mësohet se i moshuari është masakruar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Një nga pistat kryesore të ngjarjes mbetet grabitja e banesë.

Dyshohet se një apo disa persona, ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e të moshuarit për të vjedhur. Pasi kanë hasur në kundërshtinë e të moshuarit, e kanë qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë pa jetë në vend. Më pas kanë kryer vjedhjen e banesës, ku janë gjetur shenja duarsh me njolla gjaku. 

Policia është vënë në kërkim të provave për zbulimin e identiteti të autorit apo autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë