Babë e bir nga Durrësi kanë tentuar të kalojnë rreth 300 kg kanabis me kamionin e tyre në pikën kufitare të Bozhajt në Mal të Zi.

 

Gjatë kontrollit të kamionit të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, kanë gjetur 180 pako me kanabis. Si pasojë, kanë shoqëruar babë e bir, i pari shoqërues, ndërsa tjetri shofer i kamionit. Autoritetet kanë nisur hetimi për bashkëpunëtorët e tyre.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa“, njofton policia.

 

Referuar këtij rasti ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar hetim të të gjithë rrugëtimit të kamionit me drogë që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë.

 

Gjithashtu, nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *