Subscribe

Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë. Xhulio Prela efektiv i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 dhjetorit të 2020.

 

 

Intenerari ishte lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit. Disa ditë pas ngjarjes, mësohet se Brilant Martinaj u largua në drejtim të Turqisë, për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari.

 

Policia njoftoi në atë kohë se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës por nuk u konfirmua se kush ishte personi që e nisi konfliktin i pari.

 

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

 

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë është përballur me ekzekutorët e tij të cilët e lanë të vdekur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *