E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U dogj nga bashkëshorti/ Makina ku u gjet e vdekur gruaja në Kavajë

Ky është automjeti ku u gjet e djegur Fëllënxa Shirja në Kavajë.

Krimi makabër u krye nga bashkëshorti i 45-vjeçares. Bilbil Shirja ka shkuar në banesën e prindërve të gruas dhe e ka marrë me forcë, duke e future në makinë.

Më pas, i ka vënë zjarrin mjetit, duke e djegur gruan brenda në rrethana shumë tragjike. Ai u vetëvar në pemë duke gjetur vdekjen.

Mësohet se Shirja ka qenë në proces divorci prej dy muajsh dhe seanca gjyqësore do të zhvillohej ditën e hënë. Për këtë arsye gruaja, Fëllënxa Shirja ishte transferuar për të jetuar kohet e fundit tek familja e prindërve të saj në fshatin Manskuri të Kavajës.

Vazhdo të lexosh