Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në Berat, ku 28-vjeçari Kliton Merkaj, që udhetonte me një mjet tip Benz, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtylle ndriçimi. Pas rënies në kanalin anësor të rrugës, mjeti u përfshi nga flakët. Për fat të keq i riu nuk mundi të dalë dot nga makina duke gjetur vdekjen.

 

Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

 

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

 

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

 

Ky i fundit ishte vetëm 32-vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Paraprakisht mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *