E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U diagnostikua me kancer, reagon Joe Biden

Ish-Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar për herë të parë që pas lajmit se ishte diagnostikuar me kancer.

Përmes një postimi në platformën X, Biden falenderon të gjithë që i kanë dërguar mesazhe për ta mbështetur.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në kohët  më të vështira. Faleminderit që na ngritët moralin me dashuri dhe mbështetje”, shkruan ish-Presidenti.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara,  Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, që tashmë ka prekur edhe kockat e tij.

Diagnoza u bë e ditur pas disa simptomave që Biden kishte shfaqur javën e kaluar, duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, theksohet se, megjithëse kanceri është  agresiv, ai duhet të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, një fakt që mund të mundësojë një menaxhim efektiv të sëmundjes.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë  dhe familja e tij janë duke konsultuar mjekët për opsionet e mundshme të trajtimit.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara,  Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, që tashmë ka prekur edhe kockat e tij.

Diagnoza u bë e ditur pas disa simptomave që Biden kishte shfaqur javën e kaluar, duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, theksohet se, megjithëse kanceri është  agresiv, ai duhet të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, një fakt që mund të mundësojë një menaxhim efektiv të sëmundjes.

Ishkreu i Shtëpisë së Bardhë  dhe familja e tij janë duke konsultuar mjekët për opsionet e mundshme të trajtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë