BMT ka reaguar për herë të parë pas përplasjes me Stresin i cili e rrahu keq ish anëtarin e TBA-së pas ofendimeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme me jetë.

 

Përmes një live në rrjete sociale, BMT ka paralajmëruar se nuk do ta lërë me kaq.

 

“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli dhe krejt fytyrat e 12 vetave.Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës  nuk kanë me e mbyllur këtë çështje.”, tha ai.

 

 

Një ditë më parë, dhe Stresi reagoi për këtë ngjarje duke thënë se kishtë vënë në dijeni Prokurorinë për këtë çështje por nuk ishin marrë masa.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *