E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“U detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn”, Rama: S’mund të lejojmë një histori drejtësie të marrë peng kryeqytetin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pasditen e sotme ka mbledhur në selinë rozë ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës. Kreu i PS-së deklaroi se pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie të votuar dhe pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, ishte e domosdoshme ndërmarrja e hapit për shkarkimin e kryetarit në mungesë të Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se ky vendim, i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak, synon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja dhe të shmangë bllokimin e punëve të kryeqytetit, duke e cilësuar si një veprim të detyruar në interes të qytetarëve.

Edi Rama: Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në kryer të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia, u detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë shumë gjera lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata të cilëve u ka rënë Diella në kokë, as me ata të cilët e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit, pasi i ndalohet t’ia paraqisë programin e Kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe të bërrylave.

Tema jonë, si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është që një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e lejojmë të marrë peng kryeqytetin dhe punët e tij. Tema jonë në mbarëvajtjen e punëve në këtë vend është që të adresojmë pa humbur kohën boshllëkun përditë e më të dëmshëm në krye të bashkisë së Tiranës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë