E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U denoncua e humbur, efektivi i rrugores gjen vajzën 6-vjeçare

Një vajzë 6-vjeçare e denoncuar e humbur nga prindërit e saj është gjetur nga një efektiv I policisë rrugore këtë të enjte dhe është transportuar për në banesën e saj.

 

Reklamë

Efektivi i policisë ishte duke kryer shërbimin në aksn Zogu i zi-Laprakë kur ka vënë re 6-vjeçaren të vetme në rrugë duke qarë.

 

Efektivi I është afruar vajzës duke I ofruar ujë e ushqim dhe më pas është përpjekur që të mësojë adresën e prindërve të vajzës duke vënë në dijeni Komisariatin e Policisë Nr. 3 të Tiranës.

 

Ndërkohë, komisariati ka vënë në dijeni efektivin se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për zhdukjen e vajzës.

 

Vogëlushja u transportua me makinën e policisë në drejtim të banesës dhe më pas I është bashkuar prindërve të saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë