Në Durrës  këtë të dielë ka nisur shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga termeti i 26 nëntorit ka nisur shembja e ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit.

 

Ndërtesa 4 katëshe është shkatërruar nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

 

Në vendngjarje ndodhen fadromat dhe punonjësit. Ndërkohë, më herët janë shembur ndërtesat e dëmtuara edhe në zonën e Thumaës.

 

Termeti shatërrimtar me 51 viktima dhe me mbi 900 të plagosur ka prekur më shumë Durrësin dhe Thumanën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *