Subscribe

Gjykata e Elbasanit dha vendimin për vrasjen e Florian Lamçe në në këtë qytet në datë 30 korrik 2020.

 

Për Sokol Sanxhaktarin, dhenderrin e ish-kryebashkiakut Sejdini,  akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim”  gjykata vendosi 18 vjet burgim dhe periudha e sigurise, të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht; Për Adriano Hajdari akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u vendos 18 vjet burgim dhe Periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht.

 

Për Amadeus Lamcja akuzuar për Moskallëzim krimi, Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u dha vendimi  5 vite burgim; Për Mehmet Muçën akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës gjithashtu gjykata vendosi 5 vite burgim.

 

Grupi i ketyre personave bashke me viktimen, shoke me njeri-tjetrin pasi kane konsumuar alkool gjate nates, u perfshine ne nje konflikt nga I cili gjeti vdekjen Florian Lamce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *