E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U dehën dhe rrahën pronarin e lokalit, procedohet 26 vjeçari, kërkohen të tjerët

Një 26 vjecar u procedura penalisht nga Policia e Pogradecit pas ngjarjes së një dite më parë ku në një lokal në fshatin Dunicë së bashku me disa persona të tjerë, ky shtetas kanë goditur pronarin e lokalit ku ata po pinin.

26 vjecari me iniciale S.M,  që u procedua penalisht është banues në fshatin Memëlisht,  Pogradec.

Reklamë

 

Sipas asaj që deklaron edhe policia ky person (nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë) dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur lehtë shtetasin E.Ç, 39 vjeç, në ambjentet e lokalit të këtij të fundit në fshatin Dunicë, në të cilin gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe xhamat e tij.

 

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Dyshohet se dhunuesit kanë qënë nën efektin e pijeve alkoolike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë