Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, dy turistët zviceranë që u shpëtuan pas një aksioni të koordinuar të disa strukturave shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, të bllokuar nga dëbora, në një zonë të vështirë të malit të Korabit.

Ministri u interesua rreth shëndetit të tyre dhe me këtë rast falënderoi oficerët e KFOR që realizuan transportin helikopter, nga një pikë e vështirë malore në zonën e  Kalasë së Dodës.

Në një status në rrjete sociale lidhur me këtë ngjarje, Ministri Balla shprehet se:

Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit. Ka përfunduar me sukses shpëtimi i dy turistëve zviceranë, të bllokuar në Malin e Korabit, njëri prej te cilëve kishte dëmtuar gjymtyrët e poshtme për shkak të një orteku dëbore. Mirënjohje forcave të Policisë së Shtetit, të Policisë së Kosovës, Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR, pa angazhimin e të cilëve nuk do të ishte bërë i mundur ky operacion i vështirë shpëtimi”.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit  u angazhuan gjithashtu forca të policisë së rendit, të policisë kufitare, banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *