Subscribe

Që prej mesditës së djeshme deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në rrugën e Arbrit u ndalua totalisht. Kjo për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrize të Xibrit në Bashkinë e Klosit.

 

Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në të dy anët e lëvizjes.Është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që dy mjete të vensosura në dispozicion të largonin dheun e rënë në asfalt.

 

Megjithëse rruga u hap me një sens lëvizjeje, dheu vijon të zbresë poshtë, duke rrezikuar jo vetëm bllokim të qarkullimit, por edhe të zërë mjetet teksa kalojnë në këtë pjesë rruge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *