Subscribe

6 dite nga atentati ku mbeti I plagosur Prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe shoferi Andi Maloku zbulohen detaje te reja.

 

Sipas hetuesve në kohën që autorët kanë qëlluar me breshëri, një nga armët tip kallashnikov është bllokuar.

 

Kjo ka bërë që Ndoja dhe dy personat e tjerë  qe gjendeshin ne makine ti shpëtojnë mrekullisht eleminimit.

 

Ndoja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë  në pyetje nga kolegët e tij në ambientet e spitalit në Durres madje i është sekuestruar edhe telefoni i tij celular që është dërguar për ekspertim.

 

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e  Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi dhe shoferit Maloku. Nderkohe i arrestuar per ngjarjen eshte vetem Redjan Rrahja i cili u la ne burg nga Krimet e Renda nje dit me pare.

 

Burime per Vizion Plus bene me dije se ne pyetje eshte marre eshe një personazh i njohur i show bizit, qe rezulton te kishte komunikime te shpeshta me 34 vjecarin.

 

Hetuesit po ashtu dyshojne se diten e ngjarjes autoret nuk e kane ndjekur automjetin qe perdoren per shkak se nuk i eshte hapur bagazhi ku kishin lene shishet me benzine.

 

Nje dite me pare Prokuroria e Pergjitshme lajmeroi se ka nisur edhe nje hetim administrativ ndaj prokurorit Ndoja per shkak se dyshohet se ai administronte edhe nje studio ligjore qe bie ndesh me detyren e tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *