E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“U bëra blu, nuk merrja dot frymë”, 38-vjeçari në Greqi gëlltit tre grepa teksa hante oktapod

Një 38-vjeçar në Greqi ka përfunduar në spital, pasi duke ngrënë oktapod ka gëlltitur tre grepa.

Ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati më shumë se një orë.

“U bëra blu në fytyrë, nuk merrja dot frymë”, thotë Nikos Stamoulis për mediat greke.

Në momentin që shkoi në spital, mjekët s’po u besonin syve kur panë grafinë dhe konstatuan tre grepa në fyt.

38-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë