Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë mëngjesin e sotëm.

Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e përleshjes me të moshuarin.

Lexo edhe :

Related Posts

Pista e grabitjes ka rënë totalisht poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobta.

Mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri. Sipas burimeve, ai është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës, dhe janë zënë, pa asnjë shkak konkret.

Edhe autori mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *