Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe gëzimet e kësaj periudhe, është zgjedhja e emrit. Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë aq shumë  rëndësi sa hartojnë lista të pafundme me emra dhe kombinime, ose thjesht ia lënë  këtë  mision xhaxhait, hallës, tezes apo dajës.

 

 

Vetë  lajnë  duart me pak fjalë. Por, ja që edhe këta të deleguarit nuk e kanë aq të lehtë. Ermal Mamaqi është bërë sërish xhaxha dhe si një trim i mirë me shokë shumë, më saktë me followers shumë, ka kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një emër për mbesën. Ai ka publikuar një foto të Amit, më e qeshur se kurrë, teksa mban në krahë të voglën e  familjes dhe kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet.

 

 

 

 

Se çfarë do të zgjedhin në fund nuk e dimë, por shpresojmë që Ermali të na përditësojë në ditët në vijim. Sakaq Living i uron jetë të gjatë bebushes./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *