Ka përfunduar takimi mes partive të opozitës me qëllim krijimin e një konferederate, ndërkohë që Gazmend Bardhi, që iu bashkua grupit të deputetëve të Berishës me të tijtë, tha se në grup ka vend edhe për Lulzim Bashën.

Bardhi tha për mediat se në takimin e ardhshëm është i ftuar çdokush që është përballë Ramës.

Lexo edhe :

Related Posts

E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcua është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga copëzimi i opozitës. Duhet të jemë bashkë për të qenë më të fortë”, tha Bardhi.

Në takim marin pjesë Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *