E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U asfiksuan në ambientet e punës, disa punonjës të një kompanie në Fier përfundojnë në spital, policia jep detaje

Disa punëtorë në një kompani në Fier janë asfiksuar në ambinetet e punës. Pas ngajrjes ka reaguar edhe policia, e cila njofton se 7-të prej tyre pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar në shtëpi.

Ndërkohë në spital ndodhet ende një punonëjse që vijon të marrë ndoihmë mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë