Një e moshuar në Maliq ka ndërruar jetë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët e zjarrit.

 

Mësohet se 85 vjeçarja ka ndërruar jetë nga asfiksia.

 

“Më datë 11.12.2021, rreth orës 12:10, jemi njoftuar se në Maliq, ka rënë zjarr në banesën e Sefide Nezirit rreth 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *