Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me nga 5 vite burg nga autoritetet në Britani, pasi u kapën në muajin mars të këtij viti teksa blinin një armë tek një trafikant në zonën e Liverpool.

 

Bëhet fjalë për shtetasit Sefer Allushi dhe Erald Sida. Ata u kapën teksa shkuan në banesën e personit që do t’iu shiste armën. Në atë moment, oficerët e policisë ndërhynë duke bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve.

 

Përpara trupit gjykues, shqiptarët mohuan akuzat. Ata deklaruan se qëllimi i tyre nuk ishte të blinin armë, por të kërkonin një dyqan ushqimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *