E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestuan sepse ndihmuan në lirimin e Viktor Ymerit, emrat e dy zyrtarëve të burgut të Peqinit

Dy zyrtarët e Burgut të Peqinit që u arrestuan dje janë identifikuar si Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu.

 

Reklamë

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit, dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi. Mes të burgosurve është edhe Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit.

 

Kujtojmë se Viktor Ymeri është cilësuar si një prej personave më problematik të Vlorës. Ai është liruar nga burgu në vitin 2019 pas dënimit prej 25 vitesh burg të marrë për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës.

 

Shehu dhe Kaziu akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë