E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestuan për shpërdorim detyre/ Lirohen nga burgu drejtori i zonave të mbrojtura në Lezhë dhe vartësit e tij

Gjykata e Lezhës ka çliruar nga arresti shtëpiak Drejtorn e Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në mujin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

 

Reklamë

 

Ata kanë lënë qelinë ditë më parë ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë.

Reklamë

 

 

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

 

 

Gjyqtari i çështjes Artan Hajredini pranoi verdiktin e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve duke argumentuar se nuk ka rrisk prishja e provave të hetimit.Pak ditë më parë një gjykatës tjetër i Lezhës vendosi nën sekuestro preventivët e restorantit “Trëndafili mistik” brenda lagunës për dyshime tjetërsim pronash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë