Efektivët e policisë të pikës kufitare të Morinës, të arrestuar pak ditë më parë kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë së vendosur ndaj tyre.

 

Gjithashtu ata kanë kërkuar sot nga Apeli i GJKKO shpallje të moskompetencës për këtë çështje ose ndryshim të masave të sigurisë. Sipas tyre korrupsioni nën 50 mijë lekë nuk është kompetencë e SPAK dhe GJKKO. Kujtojmë se pak javë më parë, Policia e Shtetit e Kosovës ndërmori një operacion ku goditi policë dhe doganierë në të dyja anët e kufirit.

 

15 efektivë që u arrestuan nga super operacioni kundër korrupsionit në doganën e Morinës në Kukës. Ndërkohë që 14 janë lënë në “arrest shtëpie” e 4 të tjerë u pezulluan nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *