Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për katër personat e arrestuar për publikimin e listës së pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarëve.

 

Për eksperten e IT te Tatimet, Eni Qirjakon, është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, “arrest shtëpie”.

 

Nga hetimet rezultoi se Eni Qiriako i kishte dërguar të dhënat e pagave kolegut të saj Andi Agaraj, dhe më pas ky i fundit ua kishte shitur në periudha të ndryshme subjekteve private, të cilat i kishin përdorur për interes të tyre.

 

Listë pagesat ishin dërguar me e-mail, ndërsa Agaraj pasi i kishte marrë, i kishte kopjuar në CD dhe ua kishte dërguar dorazi dy përmbaruesve.

 

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha se rasti nuk ka të bëjë me ndërhyrje në sistem, por me shpërdorim detyre. Nga ana tjetër, Imeraj konfirmoi se po vijojnë hetimet edhe për targat dhe patronazhistët dhe se po hetohen edhe zyrtarë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *