E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestua për tjetërsim pronash/ Digjet zyra e noterit në Sarandë

Është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Sarandë zyra e noterit Aleko Anagnosti, i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia për tjetërsim të pronave.

 

Persona të paidentifikuar sipas policisë, hapën derën kryesore të zyrës e më pas i vendosën zjarrin dokumenteve që ndodheshin aty.

 

Reklamë

Nga flakët u shkaktuan vetëm dëme të shumta në dokumentacion, pjesa më e madhe e të cilave u dogj.

 

Së bashku me noterin Aleko Anagnosti, u arrestua edhe drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës, Pandi Zhoga, si dhe juristja e hipotekës, Rovena Alikaj.

 

Ndërsa janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përmes falsifikimit të dokumenteve tjetërsuan një hapësirë publike prej 10 mijë metrash katrore.

 

Sarandë/Informacion paraprak

Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarrë në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë