E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestua për rryshfet/ Shkarkohet drejtorin e IKMT në Dibër

Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj, shkarkon drejtorin e IKMT në qarkun Dibër, Lutfi Myftari.

 

Ky i fundit është arrestuar nga policia me akuzën e mitmarrjes. Myftari duhet të përgjigjet para drejtësisë lidhur me rryshfetin e 50 mijë lekëve për leje mjedisore nga një kompani që operon në fushën minerare.

 

Reklamë

Kryeinspektori Zyberaj tha se askush në IKMT nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të gjejë mbrojtje tjetër përveç ligjit.

 

Zyberaj iu bëri thirrje gjithë punonjësve të IKMT të zbatojnë procedurat, ligjet dhe të mos bëjnë pis staturën e punonjësit të shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë