E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Video · Kronikë

U arrestua pas ekzekutimit të Endri Mustafës/ Burg për trafikantin e drogës

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Edison Arrazi, të cilit iu gjet një sasi droge dhe që u arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës.

 

Shtetasi Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafes, por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gram kanabis, që u gjet në një magazinë qe nuk ka lidhje me banesën.

 

Në procesverbalin e arrestimit të policisë, Edison Arrazi rezulton i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.

 

Më shumë video