U arrestua pas dëshmisë së Dumanit/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e ish shefit të Krimeve të Lezhës

Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu për ish-shefin e policisë Lezhë, Leonard Palushi. Ai është arrestuar me kërkesë të SPAK-ut në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.
Palushi dyshohet se shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet.
Palushi është vënë në pranga me dyshimet se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Palushi futi armën te servisi i babë e birë, duke i vënë pas hekurave të burgut.
E gjitha për llogari të një grupi kriminal që operonte në zonë.
Por Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge.
Megjithatë u rikthye shumë shpejt në detyrë pasi Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arjan Muça, në korrik të vitit 2020, i caktoi për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive
Palushi është personi i cili ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama.




