Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatë kërkesën për ekstradimin drejt rusisë të resë, Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me dy persona të tjerë.

 

Timofeeva akuzohet në rusi për veprën penale “marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror” dhe është shpallur në kërkim.

 

Por 34-vjeçarja sipas organit të akuzës, ka refuzuar të japë pëlqimin për t’u ekstraduar.

 

Svetlana Timofeeva ndodhet në burg pasi së bashku rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov u kapën në muajin gusht në ambientet e uzinës së Gramshit, pasi sulmuan rojet.

 

Ndaj tre të rinjve rëndojnë dy akuza, ajo e sigurimit të informacionit të falsifikuar dhe goditjes për shkak të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *