Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka finalizuar tre operacione për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është 40-vjeçari Alban Skonja, banues në Durrës.

Lexo edhe :

Related Posts

Arrestimi i tij u bë në Francë. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Skonja akuzohet se në bashkëpunim me Ilirjan Fecin dhe shtetas të tjerë kanë planifikuar vrasjen e shtetasve Geron Hasanbelliut dhe A.H, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

 

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, akuzohen për krijimin e kushteve e për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës nga Kasandër Noga.

Ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik-gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben.M nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë.

Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar një lokal si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbellit. Vëllezërit s’po arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë.

Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj Shtetasit Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli. Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhur në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *