Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për Pandeli Kokoveshin, i cili u vë në pranga së bashku me kandidatin e opozitës për Himarën, Fredi Beleri.

 

Të dy akuzohen për shitblerje votash, ndërsa u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e së premtes.

 

Pandeli Kokoveshi u dërgua në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” me ambulancë nga Vlora, pas shkak të problemeve me zemrën.

 

Masa e sigurisë po ashtu i është komunikuar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *